×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucioni kryesor shëndetësor në Podujevë qe disa vjet s’ka pediatër

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Pa pediatër ka mbetur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Qe disa vjet, në këtë institucion shëndetësor, të vetmit specialistë që kujdesen për shëndetin e fëmijëve janë ata të mjekësisë familjare. Por, ata shpesh ndodh që për raste specifike pacientët t’i referojnë te mjeku i fëmijëve.

    E kjo, sipas zyrtarëve opozitarë, është e kushtueshme për xhepin e qytetarëve të Podujevës, të cilëve u duhet që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në ordinanca private ose në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, Fatmir Rudari, ka thënë se mungesa e specialistëve shëndetësorë është edhe nga keqqeverisja e pushtetit komunal.

    “Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë tash e disa vite është pa pediatër. Kjo tregon për keqqeverisjen e LDK-së tash e 20 vjet në Komunën e Podujevës. Qytetarët tanë, për më të voglin shërbim, duhet të drejtohen në Prishtinë, apo këtë shërbim ta marrin nëpër ordinanca private, gjë që po u kushton me shuma të mëdha parash dhe po dëmtohen çdo ditë nga kjo keqqeverisje”, është shprehur Fatmir Rudari. Ndërsa, shefi i Grupit të Këshilltarëve të VV-së, Vendenis Lahu, ka thënë se ka disa vite që prindërit përballen me mungesën e një pediatri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. “Kjo është një problematikë reale në qytetin tonë, pra mungesa e pediatrit në QKMF. Kjo paraqet vështirësi për prindërit, sepse fëmijët e tyre nuk mund ta marrin trajtimin specialistik pediatrik ashtu siç do të duhej. Dhe, në mungesë të pediatrit, këto shërbime, pra kontrollin e fëmijëve, e bëjnë mjekët familjarë, specialistët e mjekësisë familjare, që nuk është gjëja më adekuate”, ka theksuar Lahu./KOHA

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri Avdullah Hoti është duke qëndruar në Francë, ku edhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të “IESEG School of Menagement” në...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.