Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratat me specializantët e rinj
Mbase për dikë ky takim është dita më e rëndësishme në jetë.
Dijon Musliu, kishte pritur më shumë se një vit për specializim në fushën e ortopedisë.
E kjo ëndërr e tij u bë realitet këtë të Hënë.
Por Musliu, nuk është i vetmi që këtë të enjte e nënshkroi një kontratë të tillë.
I pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur grupin e parë të specializantëve të zgjedhur sipas konkursit të shpallur.
Ai i ka uruar ata, duke i kërkuar atyre që t’i shërbejnë pacientëve në mënyrë profesionale.
Sipas ministrit Zemaj, nga 1034 specializantë numri është shtuar në 1 500.
Ai shtoi se numri do të rritet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, grupit të parë të specializantëve ditëve në vijim pritët ti shtohen edhe specializantë të tjerë.