Vetëm për nëntë muaj, Institucionet qendrore, lokale dhe ato të pavarura në vend vetëm për vendime gjyqësore kanë paguar hiç më pakë se 19,3 milionë euro.
Në bazë të dokumenteve të siguruara nga “Front Online” shihet se përmes gjykatës Operatoret Ekonomik vetëm ministrisë së Financave i kanë marrë hiç më pakë se 3 milionë euro, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit 2,1 milionë euro, komunës së Prishtinës mbi 1,8 milionë euro, komunës së Prizrenit mbi 1,3 milionë euro, komunës së Vushtrrisë mbi 1,2 milionë euro, komunës së Ferizajt mbi 1,2 milionë euro… etj, raporton “Front Online”
Gjithnjë bazuar në dokumentet e siguruara nga “Front Online” shihet se Operatoret Ekonomik më shumë se 11 milionë euro kanë përfituar nga Institucionet për punët që ata kanë realizuar në kuadër të investimeve kapitale, deri sa për kategorinë të identifikuar në raport mallra dhe shërbime, kompanitë private nga arka e shtetit kanë marrë përmes vendimeve të gjykatës mbi 7 milionë euro. / Front Online /