×
  • Auto
  • Auto

    Instagrami do t’i fshehë automatikisht komentet negative në postime

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Rrjeti i njohur social, Instagram, ka njoftuar se automatikisht do t’i fshehë komentet negative në postime, si një nga disa hapat që platforma e Facebookut po i ndërmerr për të reduktuar ngacmimet dhe fyerjet.

    Instagrami është duke testuar tashmë veçorinë dhe ka thënë se do t’i shënjestrojë komentet që përdoruesit i kanë raportuar si të pahijshme në të kaluarën. Përdoruesit tani mund të klikojnë në butonin “Shiko komentet e fshehura” për të shpalosur listën e komenteve negative që është mbuluar.

    Veçoria do të ketë edhe masën e paralajmërimit për përdoruesit. Kur një përdorues shkruan një koment potencialisht ofendues, para se ta postojë, një mesazh do t’i shfaqet në ekran. “Kjo mund të jetë kundër rregullave”, thuhet në mesazhin që i njofton përdoruesit për komentin negativ dhe që mund të fshihet e mund të bëjë që Instagrami të hetojë nëse duhet të fshijë llogarinë e përdoruesit apo jo.

    “Këto paralajmërime të reja ua mundësojnë njerëzve të tërhiqen prapa dhe të reflektojnë në fjalët e tyre dhe të largohen nga pasojat potenciale që mund të vijnë”, ka njoftuar rrjeti social. “Që nga paralajmërimi për komentet negative, kemi parë që përkujtimi për pasojat për bulizëm në Instagram ka qenë mënyra më efektive për të ndryshuar sjelljet”.

    Instagrami nuk ka ofruar specifika se në çfarë gjuhe apo cilat komente do të fshihen. Platforma automatikisht fshin postimet dhe komentet që kanë të bëjnë me pornografi apo lavdërojnë krimin e paraqesin kërcënime për lëndime fizike.

    Nga Rubrika
    Auto17 Maj 2025
    Volkswagen planifikon të heqë gradualisht emërtimin ID. dhe shifrat apo shkronjat në emrat e automjeteve elektrike. Që nga viti 2026, kompania synon...
    Auto16 Maj 2025
    Bugatti Bolide është një hiperveturë sportive e destinuar vetëm për pistë – diçka që ndjeshëm ndryshon nga një veturë klasike. Bugatti është...
    Auto15 Maj 2025
    Kanë kaluar gjashtë vjet dhe De Tomaso i ri është më në fund gati për përdorim. Dërgesat fillojnë këtë vit. Marka e...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës tha se Kosova është duke u mbajtur...
    Lajme23 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ndodhet aktualisht për vizitë në Mitrovicën...
    Lajme23 Maj 2025
    Ka dështuar edhe tentativa e 20-të për konstituim të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se s’kanë kërkuar që të jenë pjesë e Qeverisë. Por, ajo tha se shefi i...
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.