×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Inspektori maqedonas: Kështu e parandaluam atentatin serb ndaj Hashim Thaçit në Shkup më 1999

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Inspektori maqedonas në Drejtorinë e gjashtë policore, Zoran Dinevski, sot është afër pensionimit. Mirëpo ai ende e kujton si të kish ndodhur dje vizitën e presidentit të deridjeshëm kosovar, Hashim Thaçi në kampin e refugjatëve Stenkovec në vitin 1999.

    “Ishim 10-15 policë të angazhuar për sigurinë e Hashim Thaçit, kurse unë kisha detyrën që të qëndroj tekstualisht i ngjitur me trup për të. Kuptohet që edhe amerikanët merrnin pjesë prej distance. Kishte informacione se serbët dëshirojnë t’i bëjnë atentat. Ishte planifikuar që Thaçi të arrijë me helikopter, por për shkak të frikës se mund të ja rrëzojnë erdhi me veturë. Për këtë kishin angazhuar agjentë të shërbimit sekret ushtarak serb, KOS. Siguria ishte ngritur në nivelin më të lartë. Kishim urdhër të gjuajmë për çdo lëvizje të dyshimtë. Mendoj se këtë e tregon edhe qëndrimi im që shihet në fotografi”, thotë Dinevski për Lajm duke sjellur kujtimet e para 21 viteve.

    “Në vizitë të refugjatëve në Stenkovec ishte edhe Ibrahim Rugova. Niveli i sigurisë për mbrojtjen e Rugovës ishte në nivel pak më të ulët se për Thaçin, por ajo që vërejta ishte se njerëzit në kamp Rugovën e pritën me më shumë simpati se Hashim Thaçin”, shton Dinevski.

    Dinevski është sigurimsi me armë në dorë që qëndron pranë Thaçit, në gjendje të plotë gatishmërie (rrethuar në foton më lart). Kjo fotografi vërshoi internetin dje, pas shkuarjes së ish udhëheqësit të U:K-së kosovare në Hagë.

    Ai thekson se pas vizitës në Stenkovec, ish presidenti Rugova ka shkuar në selinë e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), kurse Hashim Thaçi në takim me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.