Janë sulmuar inspektorët komuanl në Pejë, pasi që ata kishin hyrë brenda një barnatore për të parë respektimin e masave Anti-Covid.
Inspektorët gjatë qëndrimit të tyre në këtë baranatore që ndodhet në rrugën “Nëna Terezë”, ishin kanosur e fyer nga një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ofenduar viktimën mashkull kosovar-inspektor komunal, i cili ishte duke bërë inspektimin për masat Anti covid-19 në një barnatore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti I policisë.