Komuna e Prishtinës ka ndaluar punimet në një objekt banesor në Prishtinë, ku në atë pronë me plan urban ishte paraparë të ndërtohet një çerdhe për fëmije. Ky veprim i komunës së Prishtinës ka ndodhur vetëm një ditë pas publikimit të hulumtimit në Front Online.
Në video e siguruar nga Front Onlin nga vendi i ngjarës shihet se aty janë ndërprerë punimet dhe janë vendosur shirat nga inspektorati .
Ndryshe, pas hulumtimit të Front Online për ndërtimin e një objekti banesor në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ku sipas planit urbanistik është paraparë të ndërtohet një çerdhe për fëmijë ka reaguar shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla.
Sveçla ka kërkuar që Prokuroria dhe Hetuesia e Shtetit ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje.
Kjo është video e plotë nga vendi i ngjarës:
Ndalohen punimet në objektin banesor ku planifikohej të ndërtohet çerdhja
Sveçla i VV-së për lejën e kundërligjshme të Komunës së Prishtinës: Prokuroria ta hetojë me urgjencë