Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është duke hetuar rastin që ka ndodhur të dielën në rrugën “B” në Prishtinë, ku pretendohet se katër zyrtarë policorë kanë hedhur sprej lotsjellës në drejtim të qytetares Emine Haxhiu, pas një debati pasi kjo e fundit nuk i kishte vendosur maskë sigurie qenit të saj me të cilin kishte dalë të shëtiste.
Në një përgjigje për Front Online, zyrtarë të IPK-së thonë se ka filluar grumbullimi i informacioneve lidhur me këtë rast.
Ata kanë treguar se priten të merren edhe vendime të tjera, duke mos dhënë detjaje më shumë se për çfarë bëhet fjalë.
“Lidhur me incidentin që është raportuar në media e që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj sipas detyrës zyrtare kanë filluar grumbullimin e informacioneve lidhur me këtë rast. Veprimet tjera priten të ndërmerren në përputhje me misionin ligjor të IPK-së”, thuhet të përgjigjen e tyre për Front Online.
Të dielën në media ka qarkulluar një video- incizim, ku shiheshin disa zyrtarë policorë, një ekip mjekësor dhe një grua, e cila ofendonte zyrtarët policorë.
Qytetarja thotë se ua ka sqaruar policëve se qeni ende është i vogël dhe se nuk ka nevojë t’i vihet maska, pasi nuk paraqiste rrezik për askënd.
Por, sipas policisë, në momenti që qytetares i është shqiptuar gjoba, ajo ka filluar të bëhet agresive duke ofenduar zyrtarët policorë./Front Online/