Dhjetëra inspektorë kosovarë e zyrtarë policorë sonte kanë dalë në terren për të inspektuar brenda kafiterive dhe rrugëve të ndryshme qytetarët të cilët eventualizht i thyEjnë rregullat e masave anti Covid.
Lajmin se inspektorët sot po zhvillojnë aksion e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Rëndohet situata me Covid/ Më shumë se gjysma e pacientëve në Infektivë me oksigjeno-terapi
“Inspektorët tashmë gjenden në terren. Inspektimet do të koordinohen me Policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve. Lusim qytetarët që t’i respektojnë masat anti Covid”, ka thënë Zemaj për Express.