×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektime për mbrojtjen nga zjarri në bizneset me frekuentim të lartë – Sveçla paralajmëron masa të rrepta

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se prej dy ditësh, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ka nisur inspektime në biznese dhe ambiente me frekuentim të lartë të qytetarëve, për të monitoruar respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri.

    Sipas tij, këto inspektime, të cilat tashmë janë realizuar në Prishtinë dhe Pejë dhe do të vazhdojnë në të gjithë Kosovën, kanë konstatuar mangësi në disa subjekte sa i përket standardeve të sigurisë kundër zjarrit.

    Për këto raste, është lënë një afat për përmbushjen e kërkesave ligjore.
    “Në rast të mosrespektimit të masave brenda afatit të dhënë kohor, do të ndërmerren masa më të ashpra, të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis,” ka deklaruar ministri Sveçla, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve mbetet prioritet absolut i institucioneve të sigurisë.

    Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia prej llamarine e klubit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

    59 të rinj të vdiqën nga zjarri dhe të paktën 155 u plagosën.

    Mbi 155 persona janë shtruar në spitale – kryesisht në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës i cili tash e sa vjet po qëndron në Hagë, Jakup Krasniqi është vizituar sot nga djali...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot janë bërë tri vjet nga vdekja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright. Në trevjetorin e shuarjes së saj, ka...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se mendon që Vladimir Putini dëshiron paqe. Ukraina dhe aleatët e saj europianë nuk besojnë se...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Papa Françesku u largua nga spitali Gemelli në Romë më 23 mars, pasi për pesë javë u përball me pneumoni. Me të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke, iu bashkua një aksioni në Tepelenë në ditën ndërkombetare të pyjeve, për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçare pasi ka përplasur me automjet një fëmijë 3-vjeçar dhe është larguar nga vendngjarja. Specialistët e...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Klasa e mesme në Zvicër përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, por si krahasohen të ardhurat e saj me ato të...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Zëdhënësi i Vladimir Putin e ka përshkruar një telefonatë këtë javë midis presidentit rus dhe homologut të tij amerikan Donald Trump si...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.