Inspektorët e Prishtinës dhe Policia e Kosovës kanë inspektuar sot transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit, raporton Express
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri.
Tahiri ka bërë të ditur se aksioni i sotëm është bërë për të mbikëqyrë respektimin e masave anti-Covid nëpër autobusë dhe stacione.
“Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë”, ka shkruar Tahiri.