Shemsi Jashari nga Shoqëria Civile ka kritikuar ashpër çdo parti politike në vend, të cilat nuk e uruan Llapin për triumfin në Kupën e Kosovës.
Llapi e fitoi Kupën e Kosovës javën e kaluar, me ç’rast e ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, shkruan FrontOnline.
Në rrjetin social “Facebook”, Jashari ka kërkuar nga trajneri Tahir Batatina të mos lejojë asnjë politikanë kur t’i zhvillojnë garat evropiane.
https://www.facebook.com/shemsi.jashari.5/posts/10158276179377374
Postimi i plotë i Jasharit:
“Injorimi që nuk duhet harruar!
Porosi për Tahir Batatina , nesër do të dilni në gara Evropiane mos pranoni këta politikan provincial injoranta nga të gjitha paritit të ju vizitojnë në kohë fushate e të bëjnë foto për interes të vetin partiak(LVV,PDK,LDK,AAK)
Në vitet e fundit, e sidomos tash një vit e këndej, krejt çka kemi ndegjuar ka qenë lajme të kqija për humbjen e jetëve, sëmundje, ankth, panik e izolim që psiqikisht gjatë do ta ndiejm e vuajm si pasojë e Pandemisë “COVID19” dhe papërgjegjësisë e pangopsisë për pushtet të një shtrese të papërgjegjshme politike.
Nevoja për lajme të mira e pozitive dhe pak shpresë është bërë nevojë edhe shëndetsore, quditrisht kur “rrallë” ndodh të kemi lajme të mira kalojnë në heshtje dhe injorohen sidomos nga ata(politikanët) që duhet të orientojnë dhe ti japin jehonë këtyre lajmeve nëse për asgjë tjetër të pakën për pak kohë të harrojmë zymtësin në të cilën jemi për fajin e tyre.
Ishte loja e futbollit për “Kupën e Kosovës” (që njihet si kupa Presidenciale ngase tradicionalisht është ndarë nga Presidenti) të cilën e fitoj “KF LLAPI” e cila na solli pak emocion në nivel vendi, e si Llapjan na solli shumë emocion e gëzim pasi ishte hera e parë që kupa vinte në Llap dhe hapej rruga për pjesëmarrje në gara evropiane.
Kjo si duket nuk u pëlqeu krerëve të shtetit(Presidente,Kryeministër,Kryekuvendar) dhe krerëve të partive politike(LVV,PDK,LDK,AAK) pasi asnjëri nuk e uroi suksesin e klubit “KF LLAPI” ishte ngjarja më e madhe e futbollit ne nivel vendi dhe këta heshtje, e ta teshin duke shkruar për klube të huaja kur luhet ndonjë!! INJORANTA.
Nejse, një ngjarje e nivelit qendror u përshendet nga niveli lokal i institucioneve, kryetari i komunës,kryeimami i BIK-ut, dhe disa deputet llapjan, janë të vetmit që iu gëzuan këtij suksesi për çka duhet përshendetur.
Suksese klubit Llapi të paktën 80 mijë banorë Llapjan i keni me vete“./FrontOnline/