Partia e re rome, “Romani Iniciyativa” në zgjedhjet e 14 shkurtit mori mbi 3 mijë e 800 vota.
Ajo u votua edhe në ato vende ku s`kishte fare pjesëtarë të komunitetit të saj.
Kjo përforcoi dyshimet që lindën që para se të mbaheshin zgjedhjet se ajo do të përkrahet për të fituar ulëse në Kuvend nga Lista Serbe, e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Bashkëpunimin mes dy subjekteve “Listës Serbe” dhe “Romani Iniciyativa” e ka mohuar për Front Online, vetë kryetari i kësaj të fundit, Gazmen Salijevic.
“Mund të thonë çfarë të dojnë, por kjo nuk është e vërtetë aspak. Ne nuk jemi duke bashkëpunuar as me serbë e as me shiqptarë. S`kemi as kontakt e as marrëveshje me Listën Serbe”, tha ai shkurt për Front Online.
Strukturat e partisë, sipas tij, do të vendosin nëse do të kenë bashkëpunim me Kurtin që ka fituar deri tash 48 % të votave të shqiptarëve.
“Duhet të flasim me romët e mi dhe mundemi me fol pastaj”, tregoi ai për Front Online.
Ndryshe, sipas ASK-së, në Kosovë jetojnë rreth 8 mijë e 800 pjesëtarë të komunitetit boshnjak, ndërsa vetëm Salijevic ka siguruar votat e mbi 3800 prej tyre.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë garuar edhe tri parti të tjera rome.