×
  • Lajme
  • Lajme

    Infrastruktura që flet vetë – Juniku po ndryshon çdo ditë

    FrontOnline
    07 Korrik 2025

    Në Komunën e Junikut ka nisur sot asfaltimi i rrugës Junik–Restavic, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë zonë, që pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për banorët lokalë.

    Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, ka reaguar me një mesazh të qartë ndaj kritikëve që, sipas tij, kujtohen për Junikun vetëm përmes statuseve nostalgjike dhe kujtimeve nga arkiva.

    “Disa e matin zhvillimin me ‘kujtime nga arkiva’. Ne e masim me metra asfalt dhe investime konkrete që i shërbejnë qytetarëve sot, jo dje,” ka deklaruar Shehu.

    Sipas tij, ky projekt nuk është as për fotografi elektorale e as për propagandë, por për të kthyer dinjitetin e munguar të një komuniteti që për shumë kohë ka qenë i lënë pas dore.

    “Mund të flasësh gjatë për të kaluarën, por e ardhmja nuk ndërtohet me statuse; ajo ndërtohet me punë, angazhim dhe besim të qytetarëve,” tha ndër të tjera kryetari. Shehu falënderoi qytetarët për durimin dhe përkrahjen, duke shtuar me ironi se zhurma po mbetet pas, ndërsa rruga po merr formë.

    Ky projekt pritet të përfundojë në afat të shpejtë dhe të ndikojë pozitivisht në lidhjen ndërmjet fshatrave dhe zhvillimin e potencialeve bujqësore e turistike të kësaj zone.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Junik–Restavic, një ndër segmentet më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës sonë.

    Disa e matin zhvillimin me statuse nostalgjike dhe “kujtime nga arkiva”. Ne e masim me metra asfalt, orë pune dhe investime konkrete që u shërbejnë qytetarëve sot, jo kujtimeve të dikujt dje.

    Rruga Junik–Restavic po merr pamjen që e meriton, jo për të bërë foto elektorale, por për të përmirësuar jetën e njerëzve të kësaj ane, të cilët për shumë kohë janë harruar nga ata që sot kujtohen vetëm për “kritikë”.

    Mund të flasësh gjatë për të kaluarën, por e ardhmja nuk ndërtohet me statuse; ajo ndërtohet me punë, angazhim dhe besim të qytetarëve!

    Faleminderit qytetarëve për durimin dhe mbështetjen, si dhe të tjerëve për frymëzimin që po na japin çdo ditë!

    Rruga po shtrohet, zhurma po mbetet pas.

    R.Sh

    Nga Rubrika
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes zyrës regjionale në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Në një shkrim të gjatë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar vendimin për marrjen me qira të zyrave me logon e...
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot, ndërmarrjes publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. i është ndërprerë energjia elektrike, një veprim që ka nxitur reagime të ashpra nga drejtuesit e...
    Të tjera
    Lajme16 Gusht 2025
    Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE. Lidhur...
    Lajme16 Gusht 2025
    Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Lajme16 Gusht 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka deklaruar se ka përcjellë sot me shqetësim situatën kaotike që është krijuar nga vendimi i jashtëligjshëm i...
    Lajme16 Gusht 2025
    Berat Rukiqi, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ‘’nuk...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenca franceze njoftoi se “koalicioni i të vullnetshmëve” – aleatët kryesorë evropianë të Ukrainës – do të takohet të dielën, përpara takimit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.