Inflacioni në muajin nëntor në Kosovë ishte 11.6 %.
Ky rezultat u nxor nga krahasimi i çmimeve të produkteve mes nëntorit të vitit të kaluar dhe këtij të sivjetmë.
Matjet i ka bërë Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (34.4%); qumësht, djathë dhe vezë (24.7%); bukë dhe drithëra (21.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (21.3%); mish (21.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (18.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.3%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (17.2%)”, thuhet nga ASK.
Shtrenjtim ka pasur edhe tek disa produkte e shërbime tjera.
“Mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.2%); shërbime hoteliere (11.7%); kafe, çaj dhe kakao (11.1%); gaz (11.0%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.7%); kujdes personal (10.5%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (9.7%); peshq (9.6%); perime (8.5%); shërbime për transport (8.5%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (8.5%); pije alkoolike (7.8%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.8%)”