×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët: 18 euro janë pak, ia përmendin Hotit skandalin me 2 milionë eurot e vjedhura

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, përmes një postimi të bërë në facebook i kanë adresuar një letër Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt dhe Kryeministrit, Avdullah Hoti.

    Ata kanë thënë se 18 euro janë pak, për punën që e kanë bërë gjatë kësaj pandemie kërkojnë që kjo shumë të rritet në 36.Kjo sindikatë thotë se kjo shumë është implikim i vogël krahasuar me transferin 8 minutësh nga Ministria e Infrastrukturës prej 2 milion eurove.

    Kryetari i kësaj Sindate, Fitim Havolli, në këtë letër, ndër të tjerash shkruan se besojnë se është koha që asnjë infermier mos t’i përgjigjet ftesës për punë me COVID, derisa të rritet pagesa e ndërrimit të natës.

    Kjo është letra e plotë:

    Kemi kërku rritje të pagesës së ndërrimeve të natës duke filluar nga QKUK, SHSKUK, Minsitria e Shëndetësisë, Kryeministria deri në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Të gjitha ato kërkesa kanë mbetur në sirtare apo janë hudhur, ndërsa ajo që ka mbetur është vetëm frustrimi dhe paknaqësia e infermierëve me trajtimin që institucionet po e bëjnë në vazhdimësi.

    Pandemisë me COVID-19 duket se fundi nuk do i vie tani së afërmi. Fundi i ka ardhur vetëm durimit të infermierëve të cilët dërgohen për punë me pacient me COVID-19, infektohen deris disa prej ne edhe humbën jetën duke u shërbyer pacientëve të infektuar në mënyrë që Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, SHKUK dhe QKUK të dalin dhe të lavdërohen se çfarë pune të mirë dhe sa mirë po e menaxhojnë pandeminë.Nga shembuj real ju themi që për punë me pacient me COVID-19 , çdo ndërrim nate, punë gjatë vikendit, festë apo çfarëdo tjetër është paguar vetëm 18€ dhe kjo mund të dëshmohet lehtësisht nëse vetëm shikohen listat e pagave.Sidoqoftë, jemi të vetëdijshëm që situata nuk është normale sidomos nga 14 Mars 2020 dhe se duhet punuar ashtu si të mundemi në mënyrë që qytetarët të marrin kujdesin e merituar, mirëpo normale nuk është as edhe ndarja e pakuptimt e fondeve në kohë pandemie ndërsa kërkesat dhe kujdesi për infermierët në krahë të të cilëve krenoheni për menaxhim të pandemisë, të jenë të parealizueshme, pa llogaritur edhe hemorragjitë financiare që po i ndodhin buxhetit të shtetit tani ditët e fundit.Besojmë se është koha që asnjë infermier mos ti përgjigjet ftesës pë punë me COVID-19 deri sa të rritet pagesa e ndërrimeve të natës.
    Nga 18€ në 36€ rritje është implikim buxhetor shumë i vogël për shtetin, ka mundësi më e vogël se transferi 8 minutësh nga Ministria e Infrastrukturës prej 2 milion eurove.Apel institucioneve të lartëcekura,Ju keni nevojë për, ne kemi nevojë për vëmendjen tuaj, ndërsa qyetatari ka nevojë për të gjithë ne, andaj kërkesat tona trajtoni me seriozitet në mënyrë që të gjithë të dalim faqebardhë nga kjo gjendje.Me respekt
    Fitim Havolli
    Kryetar, Sindikata e Infermierëve të Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    “Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli i cili njoftoi për grantin prej 100 mijë euro të cilin e kishte përfituar vëllai i deputetës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Drejtuesit e administratave doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Ditën e sotme Drenusha ka hapur zemrën me disa nga banorët. Për një moment teksa ishin në oborr ajo shpërtheu në lot....
    Sport18 Nëntor 2024
    Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Dubait. Kjo u bë me ndërmjetësimin e Ambasadës së Kosovës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.