×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierë në hyrje të sallave’, kështu do të organizohen dasmat tash e tutje në Kosovë

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Personat e parë me të cilët do të kenë kontakt të ftuarit nëpër dasma dhe ahengje në vend, tash e tutje do të jenë infermierët. Ata do të qëndrojnë të dera e sallës dhe do të kontrollojnë temperaturën e të gjithë të ftuarve. Por, cilat janë masat e tjera që duhet të respektohen nëpër restaurante për t’u organizuar evente të tilla?

    Pas uljes së rasteve të reja me COVID-19 në vend, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve.

    Madje, nga ky institucion e kanë përgatitur edhe një manual se si do të mbahen këto evente.

    “Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve, dhe tashmë Manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK kërkon që të lejohen Ahengjet dhe Dasmat. Bazuar në premtimet e marra, OHTK-ja beson se së shpejti do të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat”, thuhet në kërkesën e tyre drejtuar MSH’së.

    Bazuar në këtë manual, tash e tutje në hyrje të sallave do të angazhohet një infermier me një orar 2 orë pune, cili do t’ua kontrollojë temperaturën mysafirëve. Mëditja e tij do të jetë 30 euro dhe për pagesën do të kujdesen pronarët e sallave.

    Rregulla të reja do të ketë edhe për kamerierët dhe të tjerët që do të angazhohen në shërbim.

    “Punëtorët ose kamerierët do të shërbejnë me dorëza dhe do ta kryejnë shërbimin në një tavolinë me diametër 2m në të cilën do të lejohen të ulen maksimum 8 persona, distance 2m e tavolinës nga tavolina tjetër”, thuhet në manual.

    Obligative do të jetë edhe posedimi i një liste me emrat e të pranishmëve në aheng që në rast të ndonjë shenje apo dyshimi të virusit të kenë adresë për gjurmim dhe këto shënime të ruhen së paku dy javë si dhe lokali afarist të paraqesë se cili punëtor ka shërbyer në ato tavolina.

    Ndërkohë, i gjithë stafi do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor si gjithmonë nga mjekët sanitar.

    Me manualin e ri, pronarët e sallave duhet të dezinfektojnë objektin, sallën, kuzhinën dhe të vendosin shenja paralajmëruese për kujdes të shtuar si dhe dezinfektues me bazë alkooli nëpër salla.

    “Menaxhmenti do të ketë rol kyç dhe të jenë në nivel detyre me qëllim të respektimit të masave nga ana e stafit në mënyre efektive t’i kontrolloj pikat dezinfektuese brenda dhe jashtë objektit të kujdeset që ato të jenë të mbushura me produkte si sapun dhe dezinfektues të kujdesen në pastërtinë e stafit si dhe pauza të shkurta kohë pas kohe personat përgjegjësi të kontrollojnë zbatimin e masave”, thuhet tutje në manual.

    Nga Rubrika
    Kronika08 Nëntor 2024
    Njësiti i KFOR-it dje në Zubin Potok ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar, e kishte...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Dy të dyshuarit për vrasjen që ndodhi dje në Gjilan, ku u vra një 37-vjeçar, vazhdojnë të jenë në arrati. Sipas raportimeve...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mbrëmë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ushqimi në FSK, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në seancën e së enjtes është dëgjuar dëshmitarja Majlinda Abdi, e cila deklaroi se, gjatë kohës kur kishte punuar në Doganë, i...
    Vip08 Nëntor 2024
    Reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka ushtruar padi SLAPP ndaj gazetarit Robert Bojaj, ky është reperi i dytë në...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mesatarisht në vit në Kosovë mbyllen rreth dy mijë biznese. Ky trend i falimentimit e pushimit të aktiviteteve të bizneseve viteve të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mos plotësimi i kërkesave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të detyrohet së shpejti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.