×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Tolaj kundër mbylljes totale: Jeta në Kosovë varet nga funksionimi i Prishtinës

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Infektologu i njohur kosovar, Ilir Tolaj, ka folur për mundësinë e mbylljes totale të vendit si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus.

    Tolaj ka thënë se atë që e ka parashikuar kohë më para për valën e dytë, po ndodh tash.

    “Sërish pas mbylljes do të kemi rritje të numrit të rasteve. Nuk është e papritur rritja e numrit të rasteve. Autoritetet është dashur ta shfrytëzojnë përiudhën e verës kur kishte më pak raste që t’i forcojnë kapacitetet mjekësore. Numri i mjekëve të rinj edhe pse i dëshiruar, nuk ndryshon shumë në kualitetin e shërbimeve, pasi që ata janë të papërvojë sidomos në rastet e rënda”, ka thënë Tolaj.

    Sipas tij, është dashur të ketë më shumë shtretër dhe mos të ndizet tash sinjali i kuq.

    Ai ka theksuar se deri më tash nuk është bërë asgjë sa i përket furnizimit me oksigjen dhe me ilaçe.

    “Duhet ta dimë se si pasojë e masave jemi duke i privuar nga shërbimet pacientet më sëmundje tjera. Pas pandemisë do të kemi një bum të pandimeve të tjera, siç janë rastet më sëmundje kardiovaskolare”, ka thënë Tolaj, për RTK.

    Lidhur me masat e paralajmëruar, Tolaj ka thënë se qëllimi i masave është zvogëlimi imediat i rasteve.

    “Kjo është edhe e mundur, por kur e ndaloni socializimin e njerëzve në ambiente publike, nga restorantët, njerëzit do ta zhvendosin atë në shtëpitë e tyre. Në vend që të rrijnë dy orë në restorant, atëherë ata do të rrijnë 3-4 orë në shtëpitë e tyre dhe kjo e shton rrezikun”.

    Sipas infektologut Tolaj, numri i rasteve aktive në Kosovë është më i madh sesa e paraqet IKSHPK-ja.

    “Me siguri i kemi rreth 15-20 mijë raste aktive në Kosovë. Duhet të ballafaqohemi me realitetit që pandemia nuk mund të ndalet, por duhet të kontrollohet. Numri prej 500-700 të infektuarve, nuk thotë asgjë. Masat e vlerësimit të situatës duhet të vlerësohet me parametra tjera, siç janë rastet e rënda”, ka theksuar ai.

    “Në qoftë që ne ende nuk jemi duke u ballafaquar me mungesë të shtretërce, atëherë masat duhet të jenë më të moderuara. Jeta e Kosovës varet prej funksionimit të Prishtinës, dhe duhet të jemi të kujdesshëm për masat që prekin Prishtinën. Duhet të ketë qasje fleksibile dhe masa më të buta. Jetët e njerëzve në kohë pandemie është vështirë të mbrohen tërësisht. Nëse nuk vdesim nga pandemia, do të vdesim nga uria, ose nga sëmundjet tjera, prandaj duhet të kihet kujdes”, ka thënë Tolaj.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.