U.D. drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka propozuar që të merren masa të reja sa i përket situatës me Covid-19, shkruan Front Online.
Ai në një intervistë për Front Online tha se në dy javët e fundit është rritur shumë numri i rasteve dhe janë përmbushur kapacitetet spitalore.
Sadiku tha se duhet të merren masa sepse edhe Klinika e Internos po bëhet gati për të pranuar pacientë të infektuar me Covid.
“Duhet të merren masa, sepse trendi i fundit tregon se janë përmbushur kapacitetet spitalore sepse tani ka nisur edhe Klinika e Internos të përgatitet për të pranuar pacientë, nëse ky trend vazhdon të rritet duhet të merren masa të reja dhe ky do të jetë obligim i IKSHP-së”, tha ai për Front Online.
Përderisa nuk ka vaksinë, ai propozon që të ketë angazhim të shtuar në mënyrë që situata të mbetet nën kontrollë/Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/267126995048942