Infektohet me koronavirus kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglou. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i të parit të këtij qyteti përmes një postimi në twitter.
“Gjendja shëndetësore e kryetarit tonë, trajtimi i të cilit po përparon në një spital, është e mirë” tha një zëdhënës.Mësohet se numri total i pacientëve të infektuar me COVID-19 është 355,528. Kujtojmë se dje ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca pohoi se Stambolli regjistroi 40% të rasteve të infeksioneve me koronavirus në vend.(BalkanWeb)