Një incident ka ndodhur në festivalin “Mirdita, dobar dan” që po mbahet në Beograd.
Pas thirrjeve nacionaliste nëpër rrugët e kryeqytetit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe UÇK’së, një incident ka ndodhur edhe brenda festivalit.
Një person ka ndërprerë një organizim në kuadër të festivalit, duke lëshuar britma në gjuhën serbe. Ai është ndaluar nga organizatorët tjerë të festivalit.
Festivali “Mirdita, dober dan” është një ngjarje unike që zhvillohet cdo vit prej vitit 2014. Qëllimi kryesor i festivalit është prezantimi i skenës kulturore të Kosovës në Beograd dhe nëpërmjet takimeve të përfaqësuesve të shoqërisë kulturore të Kosovës dhe të Serbisë, të arrihet një shkëmbim i ideve artistike për të krijuar një traditë të bashkëpunimit.