×
  • Lajme
  • Lajme

    Inaugurohet “Këndi i Kurajos” edhe në Presidencë

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Me rastin e ditës së gruas, punime të ndryshme të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit kanë zënë vend edhe në objektin e Presidencës së Kosovës. Në “Këndin e Kurajos”, të inauguruar sot do të shpalosen veprat e artit të grave dhe vajzave që mbijetuan luftën dhe dhunën seksuale. Këto punime tash e tutje do të jenë edhe dhuratat zyrtare shtetërore në çdo vizitë jashtë vendit të kreut institucional.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se përmes inaugurimit të “Këndin e Kurajos” synojnë të tregojnë historinë e ndjeshme të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Derisa u zotua se do të jetë në mbështetje gjithmonë të secilit zë grua në vend.

    Osmani: Punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale do të jenë dhurata zyrtare në çdo vizitë jashtë vendit

    “Sot po e inaugurojmë këndin e kurajos këtu në Presidencë. Sot forca e grave dhe vajzave që mbijetuan luftën, por edhe dhunën seksuale gjatë asaj lufte po shpalosin para nesh përmes artit dhe veprave të punës delikate me duart e tyre të arta dhe punëtore. Sikur e kaluara të mos mjaftonte, shumica nga këto gra vazhdojnë të jetojnë ankthin dhe sot duke qenë edhe pre e stigmës dhe paragjykimeve të padrejta të pas luftës. Por tmerri i së shkuarës, e sfidat e së tashmes kanë vendosur t’i shndërrojnë në burim kreativiteti, në inspirim për krijime në fushën e artit të së bukure[…]ne do të jemi çdo herë në mbështetje të juaj, e do të jemi përherë zëri juaj deri sa të fuqizohet ky zë plotësisht dhe të fuqizohet zëri i secilës grua në Kosovë. Andaj dhuratat që po ekspozohen sot, jo vetëm në këndin e kurajos, por do të rrugëtojnë cep më cep në botë në emër të këtij institucioni. Do të jenë dhurata zyrtare në çdo vizitë jashtë vendit dhe çdo takim me miqtë ndërkombëtar. Kështu ka ndodhur në çdo vizitë tonën ndërkombëtare dhe kështu ndodhi edhe në vizitën e fundit në Zvicër, ku secili nga krerët shtetëror ka marrë një nga punimet e dorës nga gratë tona heroina”, tha ajo.

    Ndërsa, Sebahate Pacolli nga KRCT tha se inaugurimi i këtij këndi tregon kurajo për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Pacolli: Kjo nuk do të thotë asgjë më shumë, se sa kurajo për të mbijetuarat

    “Mendojmë se kjo është një prej rrugëtimeve tona të gjata dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Kjo nuk do të thotë asgjë më shumë, se sa kurajo për të mbijetuarat. Duke folur në emrin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës por edhe në emër të krejt organizatave që i mbështesin të mbijetuarit vërtet dua të përcjell mbështetjen dhe kuptimin e kësaj mbështetje që kanë të mbijetuarat. Ato kudo që janë në Kosovë janë të lumtura se një dorë e shtetit po prek në krahun e tyre. Ne jemi gjithë dëshmitar se zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe tashmë ka filluar të dëgjohet pasi kemi një momentum më të mirë. Kemi një përfaqësim fatmirësisht më të mirë të grave. Besoj që ky përfaqësim i grave, kauzat e ndryshme që neve na preokupojnë t’i mbështetësin”, u shpreh ajo.

    “Këndi i Kurajos” vitin e kaluar është inauguruar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.