×
  • Sport
  • Sport

    Inaugurohet fusha e stadiumit të Ferizajt

    FrontOnline
    25 Nëntor 2021

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ishte dje në Ferizaj për të inauguruar fushën e stadiumit të FC Ferizaj, ku FFK ia ka dhuruar fushën me bari sintetik, fusha të cilat janë të destinuara për nevojat e klubeve dhe shkollave të futbollit nëpër regjione.

    Ademin e priti kryetari i klubit Lulzim Abazi si dhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Ferizaj, Afrim Halit, përcjell FrontOnline.

    Ademi përgëzoi punën organizative të këtij klubi dhe në veçanti LRF-në për angazhimin në këtë regjion, derisa u zotua se do t’iu qëndrojë afër regjioneve dhe klubeve për t’i ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe jo vetëm.

    Ndërkaq, kryetari i FC Ferizaj, Lulzim Abazi falënderoi Ademin dhe FFK-në për këtë investim mëse të nevojshëm, po ashtu për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të realizuar çdo kërkesë të klubit FC Ferizaj.

    Edhe Afrim Haliti nga LRF falënderoi presidentin Ademi dhe FFK-në për trajtimin e mirë të këtij regjioni në përgjithësi dhe përkrahjen sidomos në kohë pandemie dhe pohoi se Ademi gjithmonë do ta ketë përkrahjen e tij dhe të LRFF-së për punën që bënë në interes të futbollit kosovar në përgjithësi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport22 Korrik 2025
    Në prag të përfundimit të pjesës së parë mes Ballkanit dhe Florianas ka ndodhur një skenë e pazakontë. Klubi nga Suhareka është...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Sport22 Korrik 2025
    Më pak se një muaj nga aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, bashkëshortja e tij Rute Cardoso...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.