Zyrtarisht janë tre kandidatë që synojnë pozitën e Kryetarit të LDK-së.Kjo është konfirmuar me votë brenda Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie.
Imri Ahmeti ka thënë se kandidaturat e Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës janë konfirmuar me votat maksimale të të gjithë delegatëve.
“Çdo gjë është në procedurë normale. Një nga një janë aprovuar kandidaturat me 328 delegatë në sallë. po përgatiten fletëvotimet për votimin e kandidatëve”, është shprehur Ahmeti për Klan Kosova.
“Për herë të parë po na ndodhë që t’i kemi tre kandidatë në kuti”.Ai e ka vlerësuar tërheqjen e Anton Qunit nga kandidimi për kreun e LDK-së.