Reperi i njohur, Stresi ka treguar gjithmonë se është një mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Së fundmi, reperi është sëmurë me grip dhe duket se “zgjidhjen” e ka gjetur te lideri historik i së djathtës shqiptare. Stresi ka postuar në Instastory një foto, ku tregon se është duke konsumuar çaj me një filxhan tepër të veçantë, imazh i të cilit është Berisha me dy gishta ngritur.
“U shërova s’jam me grip me”, ka shkruar ai përmbi video.