Këngëtarja me famë botërore, Shakira, është duke kaluar një fazë mjaft të vështirë në jetën personale.
Pas ndarjes nga futbollisti i famshëm, Gerard Pique, ajo po përballet tani edhe me shtrimin në spital të babait të saj.
Mediat e huaja shkruajnë se ylli kolumbian nuk largohet asnjë minutë nga i ati, ajo e ka vizituar në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.
Shakira shihet teksa ndihmon babain e saj të bëjë ushtrime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij, duket e emocionuar me babain e saj ndërsa i puth këmbët.
“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar këngëtarja e famshme.
Mamaja e Shakirës, Nidia del Carmen Ripoll, teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës.
https://www.instagram.com/reel/CkZl8Ldj54t/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a8cbc2b3-2d97-40dd-b5f9-6351cb17dbd3