Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka reaguar për gjuhën që përdoret në vendet arabe në çdo namaz të xhumasë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jashari ka treguar se si në çdo namaz të xhumasë në këto vende, imami e mbaron ligjërimin me “O Zot shkatërroj jo myslimanët”.
Sipas tij, një gjuhë e tillë nuk është islame e as njerëzore.
“Per disa vite radhazi te studimeve te mia Islame ne vendet arabe, ajo qe me ka bere pershtypje te tmerrshme eshte fakti se ne cdo namaz te xhumase imami e mbaronte ligjerimin me : O Zot shkaterroj jo myslimanet etj.. Nje gjuhe e tille nuk eshte Islame e as njerezore e ky model nuk na duhet neve Shqiptareve…!”, ka shkruar Jashari.
Një reagim i tillë vjen pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Austrisë, ku mbetën të vdekur katër civilë e u plagosën 22 të tjerë.