18 shkurti është data e finales së madhe të Big Brother VIP.
Ky edicion i BBV-së ka filluar në tetor të vitit të kaluar dhe banorët kanë kaluar më shumë se katër muaj brenda.
E kur ka kaluar e gjithë kjo kohë për banorët finalist ka filluar të bëhet edhe më i fortë malli për familjarët e tyre.
Iliri sot është përlotur teksa ka dëgjuar vajzën e tij duke kënduar.
Ai nuk ka mundur t’i kontrollojë lotët e tij.
Iliri është brenda shtëpisë që nga fillimi i edicionit.