Banorët si detyrë për provën javore kanë për tu kujdesur për kafshë.
Ata po mundohen të japin maksimumin duke iu dhuruar tepër dashuri e përkujdesje atyre.
Por ajo që është për tu habitur ishte emërtimi që Iliri i kishte vënë njërës nga kafshët të cilën e quajti ‘Nika’.
Ndonëse Monika e shikonte si me dyshim por nuk reagoi ndaj kësaj.
Në anën tjetër është Arjola e cila e kishe menduar se nga e nxori ai shkurtesën “Nika” dhe iu drejtua Ilirit duke qeshur “Që je i poshter je, po ti shkurtesen e emrit nga Monika i ke vënë Nika”?
Kujtojmë se mes Monikës dhe Ilirit tash e disa javë ka një hatërmbetje të madhe mes tyre.