Dyshja e “Big Brother VIP” shkëmbyen një puthje teksa po interpretonin provën javore e cila kishte të bënte me një film.
Puthja e tyre u komentua jashtzakonisht shumë dhe së fundmi një mendim lidhur me atë e ka shprehur edhe gruaja e tij.
Në një bisedë në programin “Shqipëria Live”, Emanuela tha se nuk e sheh puthjen si diçka që mund të ketë mes tyre.
“E shoh vetëm si një puthje në një skenë filmi dhe asgjë më shumë”, u shpreh bashkëshortja e balerinit shqiptar, Ilir Shaqiri.
Theksojmë se, ajo dha detaje për prezencën e saj në finalen e “Big Brother VIP Albania”.
Emanuela u shpreh se do të vi në Shqipëri dhe do jetë e pranishme në finale bashkë me vajzën.