Ilir Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) ka vlerësuar faktin se në cdo pjesë të Kosovës ka buste dhe lapidare të dëshmorëve.
Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka shpërnda një fotografi të tij para bustit të dëshmorit, Nevzad Kryeziu.
Ai thotë se monumentet historike për të janë frymëzim i madh dhe një thirrje për t`u përkushtuar për të punuar mirë dhe drejtë.
“Është mirë që në çdo pjesë të Kosovës kemi buste dhe lapidare të dëshmorëve. Këto monumente historike janë gjurmë që na tregojnë se ku kemi qenë dhe ku duhet të shkojmë. Për mua, janë një frymëzim i madh dhe një thirrje për t’u përkushtuar që të punojmë mirë dhe drejt, për të tashmen dhe të ardhmen.”, ka shkruar Tahiri.
Njoftimi i plotë:
Është mirë që në çdo pjesë të Kosovës kemi buste dhe lapidare të dëshmorëve. Këto monumente historike janë gjurmë që na tregojnë se ku kemi qenë dhe ku duhet të shkojmë. Për mua, janë një frymëzim i madh dhe një thirrje për t’u përkushtuar që të punojmë mirë dhe drejt, për të tashmen dhe të ardhmen.