Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka tmerru kryeministrin dhe ekipin e tij.
“Marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka tmerru kryeministrin dhe ekipin e tij”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri thotë se në Kosovë dhe Shqipëri korrupsioni është një nga sfidat më të mëdha dhe sipas tij, mund të luftohet vetëm me mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Dihet botërisht se në Kosovë, Shqipëri dhe në mbarë rajonin, korrupsioni është një nga sfidat më të mëdha dhe mund të luftohet vetëm me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, sidomos amerikane. Historia na ka treguar se as ushtria, as policia, as administrata dhe as vetë shteti nuk do të ishin ndërtuar pa ndihmën dhe përkrahjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë. Po ashtu, liria nuk do të ishte fituar pa këtë mbështetje. Në këtë kontekst, është e qartë se edhe korrupsioni, si një organizim i fuqishëm dhe i rrënjosur thellë, nuk mund të luftohet pa dritën e gjelbër dhe përkrahjen e aleatëve të Kosovës”, ka thënë tutje Tahiri.
Postimi i plotë:
Marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka tmerru kryeministrin dhe ekipin e tij.
Dihet botërisht se në Kosovë, Shqipëri dhe në mbarë rajonin, korrupsioni është një nga sfidat më të mëdha dhe mund të luftohet vetëm me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, sidomos amerikane.
Historia na ka treguar se as ushtria, as policia, as administrata dhe as vetë shteti nuk do të ishin ndërtuar pa ndihmën dhe përkrahjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë. Po ashtu, liria nuk do të ishte fituar pa këtë mbështetje. Në këtë kontekst, është e qartë se edhe korrupsioni, si një organizim i fuqishëm dhe i rrënjosur thellë, nuk mund të luftohet pa dritën e gjelbër dhe përkrahjen e aleatëve të Kosovës.
Kur lufta ndaj korrupsionit të marrë mbështetje ndërkombëtare, do të shohim pas hekurave figura që për 25 vite kanë qenë të paprekshme nga akuzat për korrupsion dhe aferat koeruptive. Peshqit e mëdhenj, të cilët deri tani kanë qëndruar të fshehur në thellësi të detit, më në fund do të përballen me drejtësinë.
Ajo që Albin Kurti e urren më së shumti është mundësia e të qenit i akuzuar për korrupsion. Për këtë arsye, jo vetëm që mund të akuzohet, por ka gjasa që të gjykohet dhe dënohet.
Një njohës i mirë i rrethanave politike më tha një ditë: “Politikanët që janë sot në pushtet, dhe disa të tjerë, do të ishin shumë më të lumtur sikur të përfundonin në Hagë pranë Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, sepse ata po mbahen aty për dëmet e supozuara që i kanë bërë Serbisë, dhe luftën e pastërt për liri të Kosovës. Ndërsa këta të sotmit do të gjykohen dhe dënohen për dëmet që i kanë bërë Kosovës dhe qytetarëve të saj.”
#Votoni104 sepse kam me qu doren pro themelimit të SPAK-ut – Maden In Kosova.