Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri sot ka publikuar këngën e re.
“Elbasan i bukur”, mban titullin projekti i ri muzikor i artistit, e cila është dedikim për shkollën ‘Normale të Elbasanit”, shkruan lajmi.net.
Lajmin e bëri të ditur vet artisti me anë të një postimi në “Facebook”.
“Njëqindetrembëdhjetë vjet më parë, me 1 dhjetor 1909, filloi veprimtarinë Normalja e Elbasanit “Tempulli i diturisë kombëtare”, siç e cilësoi drejtori i parë i saj, Luigj Gurakuqi. Themelimi i saj ishte ngjarje e madhe dhe mbeti pikë referimi në historinë e arsimit të shkollës kombëtare shqipe, institucion iluminist me të cilin u bashkua dhe u identifikua një komb i tërë.”, shkroi ai.