Fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania, Ilir Shaqiri vazhdon të jetë i komentuar dhe ai herë pas here flet për eksperiencën e tij në shtëpinë e famshme.
Shaqiri ka dhënë mendimin e tij edhe për edicionin e këtij viti të BBVA në disa raste të ndryshme.
Edhe së fundmi në një intervistë të shkurtër për emisionin “Ditë e Re”, Ilir është pyetur për banorin e tij të preferuar në këtë edicion.
Balerini nuk ka hezituar të thotë se ai është me banorin që është e gjithë Shqipëria dhe shqiptarët, këngëtarin Luiz Ejlli.
“Vjet ishte njëshi dhe njëshi është njëshi. Numrat që do të vijnë në vijim secili do të ketë rëndësinë e vetë padiskutim, sic edhe çdo banor dhe fitues do ketë padiskutim. Për atë që jetova ia uroj çdo artisti që ta përjetoj atë eksperiencë”, tha Iliri.
“Banori që e ka gjithë vëmendjen, nuk e them unë e thotë Shqipëria e mbarë shqiptarët, që është Luizi. Unë jam me atë që janë shqiptarët. Ka disa që më pëlqejnë aty, por Luizi është shumë i veçantë”-u shpreh tutje Iliri.
Ndërkohë, kujtojmë që Iliri pak ditë më parë hyri në shtëpinë e famshme si një provë për banorët në kuadër të ‘Sfidës së mos-reagimit’.
Por, rregullat u thyen nga aktorja Olta Gixhari e cila iu hodh në përqafim Ilirit dhe më pas njëjtë vepruan edhe banorët e tjerë.