Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj kanë nisur sezonin e dytë të emisionit “Më lër të flas”.
I ftuari i parë në këtë sezon ishte rivali më i madh i Donaldit gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania dhe banorët më të komentuar.
Bëhet fjalë për Ilir Shaqiri me të cilin Donaldi arriti bashkë në finale, por fituesi i çmimit prej 100 mijë eurosh ishte balerini.
I pyetur për banorin që po konsiderohet fenomen i këtij edicioni, Luizin, Iliri bëri një krahasim mes tij dhe Donaldit.
“Luizin e shikoj si një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”, tha Iliri.
Ndërkohë, Shaqiri dha edhe një koment për aktoren Olta Gixhari që është përball Luizit si një prej konkurrenteve më të forta brenda.
“Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evolucion si personazh, me aq sa i shikoj. Nuk do kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do kishte pa Luizin ose Oltën”, u shpreh tutje Iliri.