Ilir Shaqiri, që është nga artistët më të çmuar të skenës muzikore shqiptare, sapo ka nxjerrë në dritë një këngë dedikuar të madhit të poezisë e këngës arbërëshe, Zef Kokocës.
Me muzikë e tekst nga vetë Ilir Shaqiri dhe orkestrim nga Edmond Zhulali, “Baladë për Zef Kakocën” është dedikimi dhe homazhi më i bukur që mund ti bëhej kolosit të ndjerë të këngës arbëreshe.
Ndryshe, Zef Kakoca njihej për një numër të madh projektesh muzikore, të sjella ndër vite.
Aktivitetet kulturore, artistike e teatrale i shtriu në të gjitha katundet arbëreshe dhe këndej detit: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Nga publiku dhe nga kritika është konsideruar personaliteti më artbërës dhe përfaqësuesi më autentik i këngës poetike arbëreshe, përçues dinjitoz i traditës, historisë dhe kulturës arbërore.
Dihet lidhja dhe kontributi i Ilir Shaqirit me arbëreshët, ndërkaq Zef Kakoca ishte mik i afërt i këngëtarit.