Futbollistja shqiptare, Elizabeta Ejupi ka sakrifikuar gjithçka për ta realizuar ëndrrën e saj në futboll.
Si trevjeçare, Ejupi së bashku me familjen e saj u larguan nga Kosova shkaku i luftës, shkruan FrontOnline.
Por, në rrugët e Londrës Jugore, ajo ra në dashuri me futbollin duke u bërë tashmë futbolliste profesioniste te Charltoni.
“Nuk ishte një luftë e bukur, kishte shumë gjenocid. Shumë njerëz [gjithashtu] kanë kaluar nëpër gjëra të ngjashme dhe ne duhet të flasim për këtë luftë që ta bëjmë të ndalet dhe për të mos lejuar që ajo të vazhdojë diku tjetër”, tha Ejupi në “Sky Sports”.
“Ishte padyshim e vështirë, kryesisht të mësuarit e një gjuhe të re, por unë mendoj se futbolli e bëri atë të lehtë”, shtoi ajo.
Ndryshe, në vitin 2019, 27-vjeçarja u transferua te London City Lionesses, ku ka shkëlqyer deri më tani./FrontOnline/