×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër Gripit sezonal

    FrontOnline
    07 Janar 2025

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal,

    Nga IKSHPK është thënë se Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore,

    Postimi i plotë:

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javët e fundit është shënuar një  intensitet më i rritur i rasteve të raportuara, karakteristikë për këtë sezon të gripit.

    Kjo ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.

    Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te jë numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

    Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluesekundër gripit me theks të veçantë grupeve me prioritet si:

    • Punëtorët shëndetësor;

    • Gratë shtatzëna;

    • Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar;

    • Personat mbi 65 vjeç; dhe

    • Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

    Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon të gripit 85 000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksiohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare.

    Në të njëjtën kohë, IKSHPK u bën thirrje qytetarëvë që të zbatojnë edhe masa të tjera parandaluese si:

    • Mbajtjen e higjienës personale;

    • Evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë;

    • Redukimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);

    • Evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;

    • Ushqimin e shëndetshëm me shumë vitamina;

    • Aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm;

    • Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi .

    • Konsultimi me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, të cilat duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.

    Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit, ndërsa efekti i saj fillon 1 deri 2 javë pas marrjes, ndërsa mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Pas përfundimit të festimeve të Krishtlindjes Ortodokse nga besimtarët serbë në veri të Mitrovicës, janë raportuar incidente që përfshijnë provokime me flamuj....
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, për FrontOnline, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë llogari për shpenzimin e buxhetit...
    Lajme08 Janar 2025
    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti gjatë katër vjetëve të tij në pushtet nuk ka realizuar asnjë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale lëvizin nga -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Vip07 Janar 2025
    Ka vazhduar debati i ashpër, me tone të larta e me ofendime mes Xuxit dhe Drilonit. Xuxi, i tha Drilonit se çka...
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Funerali shtetëror për ish Presidentin Jimmy Carter është zhvendosur në kryeqytetin amerikan pas ceremonive në vendlindjen e tij në shtetin e Xhorxhias....
    Vip07 Janar 2025
    Një tjetër situatë e tensionuar ka tronditur mbrëmjen e fundit të “Big Brother VIP Albania”. G Bani, një nga konkurrentët më të...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti, Gresa e Drenusha kanë diskutuar për rrugëtimin e përgjithshëm në Big Brother VIP Kosova 3. Ata u shprehën me bindje se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.