×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK: Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 po vjen si pasojë e neglizhimit të masave

    FrontOnline
    11 Mars 2021

    Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa janë konfirmuar 632 raste të reja.

    IKSHPK thotë se rritja e rasteve të reja është si pasojë e neglizhimit të masave antiCOVID, prandaj kërkojnë që të respektohen këto masa.Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë!Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 632 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim.

    Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 276 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 8 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.Andaj rekomandojmë edhe një herë:1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
    2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
    3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
    4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
    5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
    Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.Qytetarë të nderuar,
    Ju lutemi për kujdes të shtuar!
    Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
    Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
    Mbani në mend:
    FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
    DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.