×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK: Numri i lartë i të infektuarve me COVID-19, pasojë e neglizhimit të masave mbrojtëse

    FrontOnline
    28 Mars 2021

    Me 914 raste të reja me COVID-19, Kosova sot ka regjistruar numrin me të madh të personave të infektuar me këtë virus gjatë këtij viti.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vlerëson se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    “Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 914 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 302 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 10 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në reagimin e IKSHPK, përcjell Telegrafi.

    Më tej IKSHPK thotë se mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

    IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

    Andaj IKSHPK rekomandon edhe një herë:

    1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

    2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

    3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

    4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

    5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

    IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

    IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

    Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

    Qytetarë të nderuar,

    Ju lutemi për kujdes të shtuar!

    Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

    Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

    Mbani në mend:

    FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!

    DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2021. Që atëherë, vendi ka regjistruar 87.981 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.840 raste kanë përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, raste aktive janë 13.726.

    Më herët gjatë së dielës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar njoftoi se 880 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale. Prej tyre, 729 janë pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 33 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti Ferat Shala për FrontOnline thotë se Ligji për tatimin në pronë ka synim goditjen e bizneseve nga ana e Qeverisë së...
    Lajme10 Tetor 2024
    “Ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal do të jetë një nga arritjet më të mëdha të Ballkanit Perëndimor. Dhe ka shumë iniciativa...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri ka thënë se sot në seancën e radhës në Kuvend, do të kërkohet shtyrja...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i AKK-së, Ramush Haradianj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb. Kështu u shpreh ai,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia dhe Dogana e Kosovës  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    KRU “Prishtina”, po vazhdon me shpërndarjen e ujit në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Shpërndarja e ujit po bëhet pasi IKSHPK ka...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka reaguar pas anulimit të seancës së sotme të Kuvendit dhe shtyrjen e saj për...
    Lajme10 Tetor 2024
    Një person në Mitrovicë të Veriut, këmbësor, ka raportuar në polici se mbrëmjen e së mërkurës një veturë e panjohur e kishte...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sot shënohet 25-vjetori i themelimi të Partisë Demokratike të Kosovës. Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit këtë e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.