Pak pasi u publikuan shifrat e fundit e personave të prekur me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit , saktësisht 767 raste të reja, IKShPK-ja, ka drejtuar një apel për qytetarët kosovarë, duke iu kërkuar që të mos lejojnë mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disave.
Po ashtu IKSHP-ja ka kërkuar nga të gjithë që të mos nënvlerësojnë virusin dhe se institucionet shëndetësore po të rëndohet situata me Covid do ta kenë të vështirë të përballojnë situatën.