×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ikje e përgjegjësisë dhe gafë e madhe” – Opozita kritikon Kurtin për mospjesëmarrje në Samitin e Tiranës

    FrontOnline
    01 Mars 2024

    Deputetët opozitarë  e kanë quajtur gabim të rëndë mospjesëmarrjen e kryeministrit në këtë Samitin rajonal që u mbajt në Tiranë, ndërkaq kërkojnë nga Kurti që të mos i ikë përgjegjësisë.

    PDK, LDK dhe AAK, kanë deklaruar se kryeministri Albin Kurti, është dashur të marrë pjesë në këtë Samit, që për dy ditë u mbajt në Tiranë.

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, konsideron se mungesa e Kurtit në këtë Samit është ikje prej përgjegjësisë. Këmbëngul se Kosova është dashur të përfaqësohet në këtë Samit.

    “Samiti në Tiran është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe shtetet pjesëmarrëse mirëpo edhe për Kosovën. Mospjesëmarrja fizike është ikje prej përgjegjësisë, ikje prej ballafaqimit edhe fatkeqësisht prej argumenteve. Nuk duhet të frikohet zotri Kurti të ballafaqohet se e drejta është në anën e Kosovës në të gjitha aspektet dhe këtë e shoh një ikje prej përgjegjësisë për një ballafaqim që duhet të ndodh për shkak se e ka fituar 50 përqindëshin dhe ky kryeministër e përfaqëson Kosovën dhe duhet ta përfaqësoj Kosovën në këtë forum”, u shpreh Tahiri.

    Mendim të njëjtë ndan edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Zemaj e quan joserioze mospjesëmarrjen fizike të Kurtit, ndërkaq thekson se nuk ka asnjë arsye që Kurti të mungonte në këtë Samit.

    “Është jo serioze e para, e dyta nuk mund të mbizotëroje asnjë arsye tjetër për shkak të rëndësisë që ka edhe bashkëpunimi rajonal por edhe interesin që e ka Kosova të jetë pjesë e forumeve të rëndësishme cilat kanë karakter ndërkombëtarë edhe kur flitet sidomos për sigurinë dhe qasjet sigurisë që janë në interes edhe të rajonit por edhe të mbështetjes ndërkombëtare mbi të gjitha miqve të Kosovës ata të cilët kanë kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e saj”, deklaroi Zemaj, raporton EO.

    Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e quan gafën më të madhe të bëra nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

    “Njëri nga lëshimet e mëdha edhe politike edhe ekonomike dhe në aspektin e përgjithshëm imazh i keq për shtetin e Kosovës ku në Shqipëri, në Tiran në këtë nivel të liderëve evropian, kryeministri nuk merr pjesë. E tha edhe kryetari i PDK publikisht një lëshim i tij ku diskutohet për fonde deri në një miliard mos prezenca e ekzekutivit e kryeministrit në këtë rast është njëra nga gafat më të mëdha të kësaj qeverie që po ndodh realisht ditëve të fundit”, tha Shala.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.