×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Qeveria miratoi ligje në kundërshtim me Kushtetutën, shkeli aktgjykimet e Kushtetueses

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar që Qeveria e Kosovës ka miratuar ligje në kundërshtim me Kushtetutën, dhe se i ka shkelur aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

    Ata po ashtu, sipas monitorimit në kuadër të programit të tyre, “Qeverisja e Mirë”, kanë vlerësuar që qeveria ka marrë vendime pa konsultime të mjaftueshme publike, dhe ka realizuar vetëm 15% të agjendës legjislative të planifikuar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

    “Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, IKD ka identifikuar mangësi thelbësore në qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj planifikimit legjislativ”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

    “Për të tretin vit radhazi, Qeveria dështoi të miratojë programin legjislativ në fillim të janarit, duke e miratuar më një muaj vonesë. Kjo vonesë ka cenuar procesin e planifikimit dhe ka krijuar pasiguri për publikun, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe institucionet përkatëse”.

    “Pas miratimit të vonuar, programi legjislativ shpesh është ndryshuar, duke treguar mungesën e një strategjie të qartë dhe të qëndrueshme. Programi për këtë vit i’u nënshtrua ndryshimeve në shkurt”.

    IKD-ja kë thënë që është çështje shqetësuese mospërfshirja e projektligjeve që rrjedhin nga aktygjimet e Gjykatës Kushtetuese, Planit Kombëtar për Zhvillim dhe Porgramit Qeverisës 2021-2025 në programin legjislativ.

    “Mospërfshirja e tyre reflekton mungesë përkushtimi ndaj reformave strukturore dhe prioriteteve të qeverisë. Kjo mangësi e përsëritur tregon paaftësi në zbatimin e politikave publike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e qeverisjes dhe aftësinë për të adresuar nevojat e qytetarëve”.

    “Për më tepër, kjo neglizhencë mund të shkelë standardet demokratike dhe të zbehë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore”.

    “Sipas programit legjislativ, Qeveria planifikoi miratimin e 52 projektligjeve deri në qershor, por nga 52, ajo miratoi vetëm 8, ose 15% të projektligjeve të planifikuara. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria miratoi edhe 10 marrëveshje ndërkombëtare që nuk ishin planifikuar për miratim në programin legjislati”.

    “Në bazë të rezultateve të lartcekura, efikasiteti i Qeverisë në realizim të agjendës legjislative për gjashtëmujorin e parë do të arrinte vetëm 32%”.

    Për sa u përket premtimeve elektorale, IKD-ja ka gjetur që kjo qeveri ka dështuar që t’i përcjellë me miratim, por që edhe kur i ka miratuar, kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe që disa ligje i ka proceduar vetëm pas detyrimit nga Gjykata Kushtetuese.

    Kjo organizatë po ashtu ka gjetur që në dy raste Qeveria e Kosovës është vonuar në zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke shkelur kështu aktgjykimet dhe afatet e përcaktuara.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe...
    Lajme04 Korrik 2024
    Një person ka humbur jetën derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte rrëzuar nga një objekt në...
    Lajme04 Korrik 2024
    Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ortakja e saj. Bëhet e ditur se viktima ka...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    New York Times shkruan se presidenti i SHBA, Joe Biden i tha një aleati kryesor se ai e di se mund të...
    Lajme04 Korrik 2024
    Deputetja e LVV-së, Mirlinda Tishukaj thotë për "Front Online" se miqësia e Kosovës me SHBA është e përjetshme. Por sipas saj, kryeministri...
    Lajme04 Korrik 2024
    Mbrëmë u publikua një pjesë e shkurtë e një interviste të papublikuar të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të...
    Lajme04 Korrik 2024
    Edhe sot në Hagë do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca e sotme do të jetë...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ish ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për “Front Online” thotë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë në pikën më të ulët. Sipas...
    Lajme04 Korrik 2024
    Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në “Euro 2024”. Ndeshjet e një të tetës së finales kanë ofruar futboll cilësor,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.