×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Lipovica u emërua në postin e atij që sinjalizoi keqpërdimet për rezervat shtetërore, kjo çon mesazh për hakmarrje

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e cilësuar shqetësues dhe të papranueshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Irfan Lipovicës në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Akreditimit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Lipovica është njëri ndër të dyshuarit për përfshirje në rastin e njohur si “rezervat shtetërore”, një nga aferat më serioze të dyshuara për keqpërdorim të parasë publike në vitin 2023, thotë IKD.

    IKD vuri në dukje se Lipovica mori këtë post pasi u shkarkua zyrtari që kishte sinjalizuar keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

    “Promovimi i Lipovicës vjen pas shkarkimit të zyrtarit i cili kishte sinjalizuar keqpërdorimet në lidhje me rezervat shtetërore. Kjo situatë dërgon mesazhin e promovimit të personave të dyshuar për përfshirje në aferën e “rezervave shtetërore” dhe hakmarrjes së personave që kanë sinjalizuar për këtë rast”.

    IKD tha se duke pasë parasysh prezumimin e pafajësisë, duhet theksuar se promovimi i zyrtarëve të përfshirë në këtë rast është në kundërshtim me parimet e qeverisjes së mirë dhe nevojës për mbrojtje të kredibilitetit institucional.

    Në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, ku i dyshuar është edhe Lipovica, IKD thotë se standardet e qeverisjes së mirë kërkojnë bashkëpunim të Ministrisë me institucionet e sistemit të drejtësisë.

    “E përballë dyshimeve për korrupsion lidhur me rezervat shtetërore, ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, nuk kishte bërë përpjekje për të bashkëpunuar me institucionet e sistemit të drejtësisë në drejtim të zbardhjes së rastit. Përkundrazi, pa asnjë bazë ligjore akuzoi Policinë për mënyrën e marrjes së provave. Sulmet kundër sistemit të drejtësisë për këtë rast vazhduan edhe nga Kryeministri, tash në detyrë, Albin Kurti”.

    IKD thotë se pa pritur verdiktin e organeve të sistemit të drejtësisë, ministrja Hajdari konstatoi qëndrimin e saj mbi pafajësinë e Lipovicës.

    “Përpos mbrojtjes, Lipovica tani edhe u promovua, duke u përzgjedhur në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Akreditimit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.

    IKD konsideron se ky vendim përbën shkelje të parimeve të qeverisjes së mirë dhe dërgon mesazh të gabuar për publikun, duke cenuar besimin në institucionet shtetërore dhe duke dëmtuar seriozisht standardet e qeverisjes së mirë dhe integritetit në shërbimin civil.

    Me qëllim të respektimit të parimeve të qeverisjes së mirë, IKD tha se kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë “menjëherë këtë vendim dhe të vendosë standarde të qarta dhe të pakompromis për emërimet e larta, në mënyrë që këto emërime të reflektojnë parimet e qeverisjes së mirë dhe të ruajnë besimin e publikut në institucionet publike”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Sot pas mesnate akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara, në atë që njihet si ora verore. Zyrtarisht ora ndryshoi në orën...
    Lajme30 Mars 2025
    Në Xhaminë e Fshatit në Burojë falja e Fitër Bajramit nisi me rikujtimin se ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë po...
    Lajme30 Mars 2025
    Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës, ku kohë pas kohe pritet të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta...
    Lajme29 Mars 2025
    Një fabrikë që paguan 1000 euro në muaj për rrymë do të paguajë 1150 euro në rast të shtrenjtimit për 15 për...
    Lajme29 Mars 2025
    Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga mbi 11 mijë sa janë të obliguar...
    Lajme29 Mars 2025
    Mendimi për motin – 28.03.2025 – Trendet dyjavore Javën e parë të prillit, pas të reshurave të shiut fillimisht, në pjesën e...
    Lajme29 Mars 2025
    Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Valdet Gashi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial (KPK), kishte thënë se lëndët në...
    Vip29 Mars 2025
    Sot është zbuluar data se kur do të mbahet finalja e “BBVA4”. Moderatori Ledion Liço ka deklaruar se me 19 prill është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.