Luizi vazhdon me ‘perlat’ brenda Big Brother.
Ndërsa është izoluarbashkë me Oltën, Kristin, dhe Armaldon në ‘Burgun’ e Big Brother për shkak të penaliteteve, ai po ‘vdes’ të takohet me Kiarën.
Në një moment Kiara vjen te dera dhe ai i thotë ‘shko paguani 40 mijë euro të dalim’. Kiara i thotë se s’kemi ku t’i gjejmë.
Më pas ai thotë që të shkojë te dhoma e rrëfimit dhe të kërkojë takim special me të ‘burgosurin’. ‘Thuaj jam gruaja e një prej të burgosurve dhe dua takim’.
Kiara i thotë isha por nuk ma dhanë. Ai i thotë pse rren (gënjen).
E gjithë situata komike vlen ta ndjekësh për të qeshurat që të dhuron.