Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin pasditen e së hënës po vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës.
Për çka Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që ditëve në vazhdim do të ketë mundësi për vërshime në vend.
Nëpërmjet një njoftimi mbrëmë, IHK bëri të ditur se nga sot në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut më intensitet më të shtuar. Derisa në zona urbane, mund të ketë edhe probleme .
“Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane. Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.