Reperja e famshme Iggy Azalea pretendon se ajo dëshmoi personalisht se Jamie Spears e trajtoi me dhunë vajzën e tij Britney Spears. Iggy thotë se Britney nuk e ekzagjeron ose gënjen për kontrollin e babait të saj mbi të. Vajzat ishin duke punuar së bashku për këngën ‘Pretty Girls’, kur Azalea, thotë se vuri re sjelljen e tmerrshme të Jamie ndaj Britney, transmeton FrontOnline.
“Mirësjellja themelore njerëzore është të paktën largimi i një personi që Britney thotë se është i dhunshëm. Duhet të jetë e paligjshme. Gjatë kohës që kemi punuar së bashku më 2015, unë personalisht isha dëshmitar i sjelljes që Britney përshkroi në detaje javën e kaluar. Unë thjesht dua ta mbështes atë dhe t’i them botës që ajo nuk e ekzagjeron dhe nuk gënjen”, thotë reperja. “Unë e kam parë që kufizon gjithçka tek ajo, madje edhe gjërat më të çuditshme dhe të parëndësishme, si sa pije me gaz mund të pijë. Pse është e nevojshme?” pyeti ajo.
Iggy kujtoi se si Jamie e kishte detyruar atë të nënshkruante një marrëveshje mos-zbulimi para performancës së saj dhe Britney në Billboard Music Awards, përndryshe ajo nuk do të lejohej të performonte në skenë. “Mënyra se si ai më kërkoi të nënshkruaj kontratën tingëllonte e ngjashme me taktikat për të cilat Britney foli javën e kaluar”, thotë Iggy. Reperja beson se Britney nuk duhet të detyrohet të jetojë me babanë e saj Jamie, kur ajo e ka bërë të qartë se kjo ndikon në shëndetin e saj mendor. “Kjo nuk është aspak e drejtë”, përfundoi ajo. Kujtojmë, gjykatësja Brenda Penny kohët e fundit mohoi kërkesën e Britney Spears për të hequr Jamie Spears nga pozicioni i saj i kujdestarit./FrontOnline/