Drita ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit të Kosovës.
Në një udhëtim të vështirë në Mitrovicë, Drita e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 0:,1 shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, trajneri vendas, Shpëtim Idrizi u shpreh i lumtur me futbollistët e tij, por jo edhe me nivelin e referimit.
“Kur nuk i konkretizon rastet, normalisht që do të vije dënimi. Ndeshja u vendos nga një penalti, të cilën vazhdoj të mos e kuptoj se si ka munësi që ajo të jetë penalti për Dritën, ndërkohë në anën tjetër të mos jetë penalti për ne, kur Faton Maloku i ndërhynë Adenis Shalës”, ka thënë Idrizi.
“Gjithsesi, unë mbetem i kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët dhe nëse luajmë kështu nuk do ta kemi problem sigurimin e ekzistencës”, shtoi ai në “Art Sport”.
Ndërkaq, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu u shpreh i lumtur me tri pikët e sotme.
“Ishim më kërkues në pjesën e dytë të lojës për dallim nga pjesa e parë. U thash futbollistëve që duhet ta ruajmë qetësinë dhe durimin sepse rastet do të vijnë”, deklaroi trajneri shkupjan.
“Në u mbajtëm në lojë në pjesën e parë nga një pritje e portierit Maloku, ndërkohë në pjesën e dytë krijuam disa raste dhe goli erdhi në momentin e duhur. Kjo ishte një fitore e madhe duhet pranuar, por kemi ende shumë punë për të bërë deri në realizimin e objektivit”, shtoi Nuhiu./FrontOnline/