×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohen të dyshuarit për të shtënat me armë në Bërnicë, Policia i arreston

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ditë më parë, saktësisht me datën tre të këtij muaji në ora 19:20 pati të shtëna me armë zjarri në fshatin Bërnicë e Poshtme-Prishtinë.

    Pas këtij rasti, policia ka arritur që sot të identifikojë dy persona të moshës 17 dhe 18 vjeçar , të cilët ishin të përfshirë në këtë rast.

    Pas intervistimit të të dy personave të përfshirë në rast, me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse arma e zjarrit është konfiskuar:

    Njoftimi i plotë:                   

    Më 03.10.2020, në ora 19:20, në fshatin Bërnicë e Poshtme-Prishtinë, ka ndodhur një rast ku ka pasur një të shtënë me armë. Policia atë mbrëmje ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku ka intervistuar në cilësi të ankuesit dy persona, meshkuj kosovarë, të moshës 19 dhe 20 vjeçare.

    Hetuesit policorë, e kanë trajtuar rastin dhe pas një punë intensive hetimore sot, më 07.10.2020, kanë arritur t’i identifikojnë dy persona meshkuj kosovarë të moshës 17 dhe 18 vjeçar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rast.

    Në bazë të hetimeve paraprake, të njëjtit kanë qenë duke ngarë biçikletat në atë zonë dhe në afërsi të shkollës fillore kanë hasur në një grup personash me të cilët kanë pasur një zënkë të çastit. Pala ankuese dyshohet se kanë ekspozuar mjete të mbrehta (thika), kurse njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë (pistoletë).  Të dyshuarit janë larguar nga aty dhe dyshohet se në largim e sipër dyshohet se kanë shtënë një herë me armë në ajër.

    Nga rezultatet e hetimeve të deritanishme, nuk kanë pasur probleme të mëhershme mes personave të përfshirë në rast dhe se incidenti ka qenë një mosmarrëveshje e çastit.

    Pas, intervistimit të dy personave të përfshirë në rast, me aktvendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orëve, përderisa arma e zjarrit është konfiskuar.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes dhe ish-kreu i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka folur në FRONTAL të T7 pas kthimit...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish- analisti i lartë në CIA David Kanin, tani Profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, duke komentuar fitoren...
    Lajme08 Nëntor 2024
    “Turneu i Ndryshimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vazhduar sot në qytetin e Vitisë, pas tubimit në Prishtinë që e kishte...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook fotografinë me kandidatët për deputetë nga Prishtina. Nën moton...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Sipas një postimi në Facebook...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Pas fitores në zgjedhje një tjetër garë nisi menjëherë për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, sprinti 11-javor për të zgjedhur administratën e...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Koalicioni qeverisës tashmë ka mbetur me vetëm 53 deputetë, nga 59 sa kishin qenë kur kishte fituar zgjedhjet e vitit 2021. Rrugës...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Qeveria Kurti e cila është në fund të mandatit të saj, ka aktivizuar “motorret” si çdo herë tjetër për të bërë propagandë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.