Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq nuk u paraqit këtë fundjavë me Milanin pas kartonit të verdhë në ndeshjen paraprape.
Sidoqoftë, suedezi padyshim që ka gjetur një mënyrë për ta kaluar kohën, shkruan FrontOnline.
Ai u pa në Livorno duke u shëtitur në një jaht, vlera e të cilit është 20 milionë euro.
Ibrahimoviq njihet si fans i flaktë i anijeve, derisa tashmë ai posedon një jaht personal.
Por, tani sulmuesi me prejardhje boshnjake synon ta përdorë edhe jahtin e ri, i cili është 40 metra i gjatë.
Jahti ka një pishinë me pamje kah deti, palestër, xhakuzi, zonë “Barbecue” dhe pesë dhoma gjumi.
Qiraja javore e këtij jahti kushton mes 190 – 225 mijë euro.
Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se Ibrahimoviq dëshiron ta blejë atë dhe jo ta marrë me qira, derisa ai ofron 20 milionë euro./FrontOnline/